Deputetja dhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur edhe për mundësinë që partia e saj të bëjë koalicion paszgjedhor.
Ajo ka thënë se LDK-ja bën koalicion vetëm nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër.
“Ne jemi duke punuar që të dalim partia e parë. Ne kemi diskutime, por jemi duke punuar që kjo të bëhet. Ne jemi në qeveri me kushtin që Abdixhiku të jetë kryeministër, pastaj mundësi për partneritete janë gjëra që e diskutojmë pas zgjedhjeve”, ka thënë Bajrami.
“Atë që dua të them është që LDK-ja është në qeveri me Abdixhikun, nëse ai nuk është kryeministër, LDK-ja nuk është në qeveri. Vetëm me kryeministër Lumir Abdixhikun”, ka thënë ajo.
“Ne e dimë që Vuçiqi është i keq. E dimë që Serbia nuk dëshiron ta shoh mirë Kosovën, Kurti qe katër vjet ia ka servuar këtë Vuçiqit dhe ne e kemi parë ndërrimin e pozicionit të Kosovës dhe Serbisë. Kurti e refuzon gazin amerikan, Vuçiqi e merr gazin”, ka thënë Bajrami.

