Telenews

Hyri në një shtëpi nga dritarja dhe vodhi gjësende në vlerë mbi 100 mijë euro – ngrihet aktakuzë ndaj pejanit

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë, ku vlera e gjësendeve të vjedhura kap shifrën mbi 100 mijë euro.

I pandehuri, me inicialet B.B, sipas aktakuzës më 21 prill 2025 në qytetin e Pejës, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në një shtëpi private, duke shfrytëzuar faktin që pronari dhe familja ndodheshin jashtë vendit për pushime.

Sipas Prokurorisë, “i pandehuri, duke përdorur forcën, hapi dritaren e dhomës së fjetjes në katin e dytë të shtëpisë, hyri brenda dhe mori një sasi të arit në vlerë rreth 30.000 euro, para të gatshme në shumë rreth 7.000 euro, si dhe orë të markave të ndryshme në vlerë rreth 87.000 euro”

Pasi kreu veprën, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, por gjatë një kontrolli të Policisë së Kosovës po të njëjtën ditë, në shtëpinë e të pandehurit janë gjetur orët e markave të ndryshme që i përkisnin të dëmtuarit dhe familjarëve të tij.

Prokuroria vlerëson se me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, e paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Rasti është në procedurë gjyqësore dhe pritet të trajtohet nga gjykata kompetente në Pejë.

Të ngajshme

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

SBAShK: Subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton, shumë nxënës rrezikojnë të mbesin pa libra

Erzana Fazliu

Po voziste me shpejtësi mbi dyfishin e lejuar, ndëshkohet shoferi në Gjakovë

Valjeta Turkaj