Telenews

Hyseni: Kosovës iu desh të mbështetej për muri që ta kuptonte se s’luhet me obligimet ndërkombëtare

 

 

Ish-kryediplomati kosovar, Skënder Hyseni, ka thënë se që moti dihej se Kosova nuk mund t’i ikte themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, takimet e së enjtes në Bruksel kishin në plan të parë pikërisht Asociacionin, madje edhe një Asociacion plus.

“Takimet e djeshme ne Bruksel në plan të parë kishin asociacionin, me shumë mundësi një asociacion plus madje. Kjo mund të thuhet mbase mbështetur në deklarimet e pjesëmarrsëve në këto takime. Por, kjo nuk është esenca, sepse dihej që moti se zbatimi i asociacionit nuk mund të evitohej. Është obligim ndërkombëtar i Kosovës”.

Hyseni tha se Kosova më në fund e kuptoi se “nuk bëhet lojë me obligimet ndërkombëtare”.

“E keqja është se zvarritjet e zbatimit sollën antagonizimin e Kosovës me botën demokratike dhe më pas edhe sankcione. Pra Kosova duhej të mbështeste veten për muri që ta kuptonte se nuk bëhet lojë me obligimet ndërkomtare”, reagoi tutje ai.

Sipas Hysenit, opozita dështoi së përkrahu “kërkesat jetike” për vendin.

“Këtë e dinte edhe pozita e edhe opozita por si pasojë e kalkulimeve të papranueshme politike i sollën vendit disavantazhe të mëdha në dialog. Opozita e heshtur, sidomos LDK dështoi në përkrhajen e interesave jetike për vendin. në kohën kur siguria sfidohet në mënyrë të egër”.

Ai shtoi se zbatimi i marrëveshjeve është shumë i nevojshëm për të parandaluar katandisjen e mëtejshme të vendit. /Telenews/.

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu