Telenews

I del viza e punës për Gjermani, drejtori komunal jep dorëheqje

Kujtim Dina, ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec.

Ai do të udhëtojë për të vazhduar jetën dhe punën në Gjermani.

Dina këtë pozitë e ka ushtruar për gjashtë muaj, ndërsa kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, tha se kërkesa për lirim e Dinës nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të Kujtimit, “i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani”.

“Për gjashtë muaj në këtë pozitë, Kujtimi ka dëshmuar se është një koleg dhe bashkëpunëtor i mirë, e me kontributin e çmueshëm që ka dhënë si dhe me punën e përkushtuar që ka treguar, jam i bindur se, ai i ka kryer mirë dhe me nder detyrat dhe shërbimet ndaj qytetarëve në kuadër të përgjegjësive të tij, për çka unë e falënderoj sinqerisht”, tha kryetari Latifi.

Të ngajshme

Abdixhiku: Ka dakordim, jemi të gjithë bashkë për deklaratën

Yllka Gashi

Për 13 net me radhë, Prishtina proteston edhe sonte për çlirimtarët

Yllka Gashi

“Varfëri intelektuale”, Meliza Haradinaj reagon për rezolutën e propozuar në Kuvend

Yllka Gashi