Telenews

I pandalshëm Zhegrova, shënon gol ndaj Rennesit

Edon Zhegrova po vazhdon formën e tij të shkëlqyer në Ligue 1, duke realizuar një gol për Lille në përballjen ndaj Stade Rennes, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit francez.

Goli i vetëm deri më tani erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë (45’), kur Zhegrova u pozicionua në mënyrë perfekte brenda zonës dhe e shfrytëzoi asistimin e saktë të Jonathan David, duke tundur rrjetën për 1-0.

Ky është goli i katërt i kosovarit 25-vjeçar këtë edicion në Ligue 1, ku përveç golave, ka dhënë edhe një asistim, duke konfirmuar rëndësinë e tij për ekipin e Lille.

Pas pjesës së parë, Lille po mban avantazhin minimal, ndërsa ndeshja mbetet e hapur për 45 minutat e dyta.

source

Të ngajshme

Mungesa të mëdha, Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Sllovakisë

Rrezarta Ramaj

Vojvoda shpallet lojtari i ndeshjes pas triumfit ndaj Juventusit

KushtrimGuraj

Pretendentët për titull luajnë në udhëtim, sfida interesante në Albi Mall Superligë

KushtrimGuraj