Telenews

I pari i Gjakovës: Vendimi për Manastirin i rëndë, por Kurti e rëndoi edhe më shumë

 

 

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, ka qenë i rëndë, por edhe më të rëndë, sipas tij, e ka bërë kryeministri Albin Kurti.

Gjini tha se Kurti ka tentuar të përfitojë nga kjo çështje,

“Vendimi për Manastirin e Deçanit, ka qenë i vështirë në vitin 2016 jo tash. Është bërë i vështirë, prej njerëzve që kanë dashur të përfitojnë prej situatës”, tha ai.

“AAK-ja nuk ka dashtë me përfitu. Nuk ka organizu protesta në Deçan për vendimin e Kushtetueses. Albin Kurti ka organizu protesta në Deçan, duke mendu, që për shkak se vendimi i Kushtetueses është i pa apelueshëm, që dikush ka me marrë vendimin dhe me regjistru në kadastër në Deçan. Ka shpresu që dikush e bën për me përfitu politikisht”, vijoi Gjini në Debat Plus.

Gjini theksoi se zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit më së shumti ndikon te banorët e komunës së Deçanit.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj