Shabani ka falënderuar të gjithë mërgatën tonë të cilët erdhën nga shtete të ndryshme të botës dhe përpos shtëpive dhe familjeve të tyre ata vizituan edhe Zyrat e Degës së PDK-së në Podujevë ku u njoftuan për zhvillimet në vend dhe situatën aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova.
“Shumë mërgimtarë kosovarë, nga shumë shtete të ndryshme të botës, përgjatë 5 ditëve kanë vizituar selinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, ka shkruar Shabani ndër tjera.
Njoftimi i plotë i Shabanit:
Faleminderit diasporë!
Dega e PDK-së në Podujevë përmbyllë “Ditët e Mërgatës”
Shumë mërgimtarë kosovarë, nga shumë shtete të ndryshme të botës, përgjatë 5 ditëve kanë vizituar selinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”.
Anëtarët e Kryesisë së degës kanë pritur mërgimtarët dhe kanë diskutuar me ta për Podujevën/Kosovën dhe të ardhmen e vendit tonë.
PDK falënderon të gjithë mërgimtarët të cilët shfrytëzuan pushimet e tyre edhe për të vizituar selinë tonë dhe për besimin e dhënë në shpërndarjen ndihmave për nënat vetushqyese dhe disa familjeve në asistencë sociale.
Takimi me mërgimtarët nga vendlindja ishte plot emocione.
Mbështetja dhe besimi i mërgimtarëve tanë është frymëzim për punë dhe angazhim në të mirë të atdheut tonë të përbashkët – Kosovës!




