Telenews

I riu në Suharekë shkon t’i qërojë hesapet me burrin që ia bëri follow të dashurës së tij në Instagram, rrihen keq mes vete

Një kërkesë për shoqëri në rrjetin social Instagram është bërë mollë sherri që dy çifte në Suharekë të përleshen mes vete pas një konflikti verbal. Kjo ngjarje jo fort e zakonisht ndodhi në shtëpinë e njërës palë, në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se lidhur me këtë përleshje është vënë në dijeni edhe Prokuroria, me ç’rast kanë nisur hetimet për lëndim trupor.

Në shtëpinë e njërës palë, çift bashkëshortor, kishin shkuar një burrë dhe një grua që janë në lidhje dashurie, për të sqaruar një telashe që e kanë konsideruar goxha të madhe e problematike. Gjithçka lidhet me kërkesën e burrit të martuar për ta ndjekur në Instagram të dashurën e të dyshuarit tjetër.

Ky debat që dyshohet se kishte nisur virtualisht eskaloi kur çifti që janë në lidhje dashurie shkuan te shtëpia e çiftit tjetër për ta zgjidhur problemin. Aty palët filluan të përleshën me njëri-tjetrin, 2 vs 2, deri në atë pikë sa pësuan edhe lëndime trupore.

Për pasojë, ata u detyruan të marrin trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Suharekë.

Tashmë përveç problemit në Instagram, ata i zuri sherri edhe në Polici, kur dikush e denoncoi rastin dhe të njëjtit u shoqëruan në stacion policor për t’u intervistuar.

Pasi kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me ngjarjen, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit.

Të ngajshme

Misetic thotë se Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale metodat e UÇK për arritjen e pavarësisë: Kaq larg s’shkoi as prokuroria

Yllka Gashi

KQZ ndan para për deputetët, cila parti përfiton më shumë?

Yllka Gashi

U kërkua shkarkimi i Gërvallës në protestë, reagon Faton Peci

Rrezarta Ramaj