Telenews

I vodhi këngën, Alban Ramosaj i revoltuar me këngëtarin malazez: Po si more vëlla e quani artist

Alban Ramosaj ka reaguar i revoltuar në rrjete sociale pasi një artist malazez, Ermal Fenca, i ka vjedhur këngën “Theje”. Ai e ka përvetësuar këngën dhe melodinë, duke e titulluar “Vrati je”, që në gjuhën serbo-malazeze do të thotë “Kthehu pas”.

“Kopja është forma më e lartë e të të komplimentuarit. Por të vjedhin ‘Theje’ në këtë lloj forme?…”, ka shkruar fillimisht Albani.

Më pas ai i ka bërë tag malazezit duke i thënë se duhet t’i vijë turp.

“Ermal Franca, ti dhe i ashtuquajturi grupi yt kreativ duhet të jeni të turpëruar. Më shumë për faktin se ju jeni një reprezantues në Eurovision në të njëjtën kohë që ‘Theje’ u publikua”, ka shkruar këngëtari.

Në një status tjetër, Albani ka shkruar:

“Jam kaq i lodhur duke ‘mbyllur gojën’ që të mos përzihem me energji ‘arrogante’ apo ‘të pasjellshme’. Por është bërë kaq e lodhshme…Duke nisur me ju ‘artistët’ e vendit tonë (e dini mirë se kush jeni) e duke vazhduar me tipa si puna e këtij që postova më herët. Po si more vëlla e quani veten kreativë apo artistë? A s’keni një çikë dinjitet? Na mbytet, na e shpifët. Keni humbur fillin, themelin dhe arsyen për çfarë e keni nisur këtë rrugëtim që quhet muzikë?”.

 

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Selena Gomez ndihet “e sigurt” me Benny Blancon

KushtrimGuraj