Policia njoftoi sot për vrasjen e 48-vjeçarit N.Cena., në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër. Viktima ishte gjetur pa shenja jete në automjet.
Telenews.al merr vesh që i vrari ishte veteran i UÇK-së.
Dyshohet se persona të panjohur nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Gjithashtu, janë gjetur dy automjete të djegura.

