Modelja Kejvina Kthella ka denoncuar në Policinë e Tiranës një rast të dyshuar mashtrimi, duke pretenduar se një shoqe e saj i ka marrë 8,000 euro kursime dhe nuk ia ka kthyer më.
Sipas kallëzimit, ajo kishte vendosur t’ia linte paratë në ruajtje shoqes së saj para një udhëtimi, por më pas nuk i ka marrë mbrapsht.
Rasti është referuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur procedurat hetimore ndaj të dyshuarës për veprën penale “Mashtrim”.
Në deklarimet e para, e dyshuara fillimisht ka pretenduar se paratë ndodheshin në një kasafortë, por më pas është thënë se ato nuk janë gjetur aty. Më vonë, ajo ka deklaruar se shuma ishte depozituar në një llogari bankare të bllokuar.
Pas kallëzimit, çështja ka vijuar në procedurë ligjore, ndërsa gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje” ndaj të dyshuarës.
Hetimet për rastin pritet të vazhdojnë, ndërsa Kthella kërkon kthimin e shumës së pretenduar të humbur.

