Telenews

Sulmi ndaj Mehanit, Prokuroria po interviston deshmitarë dhe të dyshuar

Valon Preteni, nga Prokuroria e Mitrovicës, ka konfirmuar për RTK-në se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe të dyshuar në lidhje me rastin e sotëm në Skenderaj.

“Po, mund të konfirmojmë se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe të dyshuar në lidhje me rastin. Prokurorja ka qenë gjatë tërë pasdites në Skenderaj, ku janë mbledhur prova në lidhje me rastin”, ka thënë Valon Preteni nga Prokuroria e Mitrovicës.

Ndryshe sot zëvendësministri në detyrë i Financave, Hysni Mehani, i cili e drejton qendrën e Vetëvendosjes në Skenderaj dhe kreu i Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku janë përleshur mes veti.

Të ngajshme

Qeveria në detyrë mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën sot

KushtrimGuraj

Dyshohet se morën ryshfet nga pacientët, një muaj paraburgim për dy mjekët në Vushtrri

KushtrimGuraj

U vendos gurthemeli i objektit të radhës në Drenasi Residence

Blearta