Telenews

Identifikohen targat dhe marka e veturës së grabitësve në Suharekë

 

 

Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë zyrtari policor, Avdullah Hoxha ka mbetur i plagosur.

Përveç tij, edhe një polic ka mbetur i lënduar teksa po intervenonte bashkë me kolegët e tij në këtë rast, por nuk ka pësuar plagë nga plumbat. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa katër të dyshuarit, që akoma s’janë identifikuar kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes, me një veturë të tipit BMW, me targa të rajonit të Prishtinës “01”, që dyshohet se janë vjedhur.

Siç mëson gazeta, tashmë Policia ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë”, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Plaçkitësit e kanë zbrazur dyqanin dhe sipas informacioneve të para, vlera e stolive që u grabitën është 250 mijë euro.

Gazeta ka siguruar pamje të reja, që janë realizuar nga një kënd tjetër, ku fillimisht shihen tre të dyshuarit brenda argjendarisë, ku i mbushin çantat, ndërsa i katërti bën roje me kallashnikov./Telenews/

Të ngajshme

Kurti: Vuçiq synon hakmarrjen, ne duhet të jemi të përgatitur për këtë

KushtrimGuraj

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu