Telenews

IKShPK: 36 raste me fruth të konfirmuara në Kosovë brenda dy muajve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve sipas komunave janë raportuar: Ferizaj (10), Prishtinë (8 ), Kaçanik (6), Fushë Kosovë (3), Lipjan (2), Obiliq (2), Vushtrri (2) si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan.

IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.Duke pasur parasysh kontagjiozitetin e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Të ngajshme

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Rrezarta Ramaj

Nuk ka rikthim për Nico Paz te Reali, qëndron te Como

Rrezarta Ramaj

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Rrezarta Ramaj