Telenews

IKShPK nxjerr analizat, uji në Pishinën e Gërmisë rezulton i pastër

Pishina e Gërmisë do të rihapet nga sot, 11 korrik, pasi analizat e kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë konfirmuar se uji është i pastër.

Më 7 korrik, kompania publike komunale e Kryeqytetit, NPL “Sport Marketing”, kishte njoftuar për mbylljen e përkohshme të pishinës deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga IKShPK.

Të premten, ndërmarrja bëri të ditur se rezultatet e analizave tashmë janë kthyer dhe se cilësia e ujit ka rezultuar brenda standardeve.

“Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i pastër si loti”, u tha në njoftimin e ndërmarrjes.

NPL “Sport Marketing” ka falënderuar IKShPK-në për përfundimin e analizave, duke vlerësuar institutin për nxjerrjen e rezultateve “në kohë rekorde”.

Të ngajshme

Kurti i kërkon senatores amerikane që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme ushtarake në Kosovë –

KushtrimGuraj

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi