Telenews

IKShPK përsërit apelin për ajrin e ndotur

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se ka ndotje të ajrit në Prishtinë.

Në një postim në Facebook të shpërndarë nga ky institut bëhet thirrje që të kenë kujdes personat që janë më të ndjeshëm.

Në fotografinë e publikuar thuhet se në Prishtinë është 117 indeksi i cilësisë së ajrit.

Tutje, IKShPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur.

Në thirrjen e tyre thuhet se ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, thuhet në shkrimin e IKSHPK-së në Facebook.

Të ngajshme

Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë

Valjeta Turkaj

Kurti i bën thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet

Valjeta Turkaj

Sot varroset Florent Tahiri që humbi jetën pas përplasjes me motor

Valjeta Turkaj