Telenews

Imazhet satelitore zbulojnë zhvillimet në bazën e Wagner-it në Bjellorusi

Imazhet e reja satelitore tregojnë se rreth 300 automjete që kanë mbërritur gjatë tre ditëve në bazën ushtarake të grupit Wagner në Tsel, Bjellorusi.

Kjo po ndodhë pasi tendat e trupave u ngritën për herë të parë në bazë më 26 qershor, dy ditë pasi u arrit një marrëveshje për t’i dhënë fund tentativës për grushtshtet të Wagner në Rusi.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte që trupat e Wagner të lëviznin në Bjellorusi.

Imazhi i parë i shkrepur më 19 korrik, tregon afërsisht 60 kamionë të mëdhenj në bazën pranë Tsel, e cila është rreth 65 milje në juglindje nga kryeqyteti Minsk. Kjo zonë e bazës ishte bosh vetëm disa ditë më parë.

Kamionët më të mëdhenj mund të përdoren për të transportuar sasi të mëdha pajisjesh dhe furnizimesh të ndryshme.

Ky nuk është i vetmi aktivitet që është zhvilluar së fundmi në bazë.

Një video e postuar dje në internet, e verifikuar nga Sky News, tregon liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin duke folur me pjesëtarët e grupit mercenar në bazë. /Telegrafi/

 

Të ngajshme

Deri në 3 orë pritjet në dalje të Merdarës

Valjeta Turkaj

Papa Leo bën thirrje për agjërim dhe lutje të premten për paqen në Ukrainë

Valjeta Turkaj

Putin propozon për takim Moskën, kjo është përgjigja e Zelenskyt

Donat Hashani