Telenews

Rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet 69-vjeçari në Shtime

Policia në Shtime ka arrestuar një 69-vjeçar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

Siç bën të ditur policia, viktimat kanë marrë tretman.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjahu me 12 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, shkruhet në komunikatën e lëshuar për media.

Të ngajshme

Çitaku pas takimit të grupit për Hagën: Jemi dakorduar për konfidencialitet, duhet të flasë puna

Rrezarta Ramaj

Autobusi godet për vdekje një këmbësore në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Shtetasi i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë –

KushtrimGuraj