Telenews

Incident në Mitrovicën e Veriut, të miturit shqiptarë në veturat me flamuj (VIDEO)

“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamura shqiptarë kanë hy Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmu me gurë. I kemi ndalu dy vetura, në njerën veturë kanë qenë pesë të mitur. në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patent shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta”- ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjatë ditës së sotme, janë angazhuar që në pjesën veriore mos të ketë provokime me rastin e festimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka vepër për përdorimin e flamurave, por për këto çështjet e kundërvajtjes. Deri sa t’i sqarojmë disa situata që kanë ndodhur. Tani jemi duke e trajtu ketë rast, pasi që personat janë të mitur”- ka thënë ai.

Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq ka publikuar në rrjetin social të tij “Facebook” përkatësisht në opsionin ‘Story’ një video nga ku shihen veturat me flamuj shqiptar duke kaluar në njërën prej rrugëve të Mitrovicën e Veriut.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj