Telenews

INCIDENTI NË KONCERTIN E MELINDËS, ÇFARË THOTË MENAXHERI I SAJ?

Para pak ditësh, në rrjete sociale ka qarkulluar një video e Melinda Ademit teksa po performonte në një klub të Vjenës, Austri.
Gjatë performancës, një fans kapi këmbën e reperes dhe me këtë rast, kjo e fundit frikësohet dhe largohet pak metra larg.
Ky reagim i reperes ka nxitur ekipin e saj, konkretisht menaxherin, Granit Muhaxherin, të afrohet tek personi në fjalë dhe ta sulmoi.
Lidhur me këtë incident, ka reaguar sot menaxheri i artistes së njohur, duke i kërkuar falje fansit dhe duke thënë se një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë më parë.
Përmes deklaratave në Instagram, Muhaxheri thotë se sulmi ka qenë punë sekondash pasi ka menduar se do të ndodhte më e keqja. Ndër të tjerash, menaxheri në fjalë sqaron se është rritur në një frymë ku femra, gruaja, nëna, vajza e shoqja duhet mbrojtur, megjithatë në këtë rast, ai shtoi se nuk është krenar me gjestin që ka bërë.
Madje, Graniti kërkon një takim sy me sy me fansin për t’i kërkuar falje.
Nëse nuk e dini, Granit Muhaxheri është menaxheri i Melindës dhe Gjikos, dy artistë të mëdhenj shqiptarë, me të cilët për shumë vjet me radhë punoi dhe arriti t’i mbajë larg problemeve e incidenteve të tilla.

Të ngajshme

Afërdita Paçarada zbulon një sekret për ndjekësit

Erzana Fazliu

Pas 5 vjetësh, moderatorja e njohur njofton largimin nga ky emision në “Top Channel”

Erzana Fazliu

Rita Ora me koncert të bujshëm në Lituani!

Erzana Fazliu