Telenews

Inspekcioni në aksion, largon terrasat që ishin vendosur nga bizneset në trotuarin përgjatë rrugës “Luan Haradinaj”

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka njoftuar se ka larguar terrasat/konstruksionet që ishin vendosur nga bizneset në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj.

Sipas njoftimit, lirimi i këtyre hapësirave është bërë në koordinim dhe mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve.

“Drejtoria e Inspeksionit ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin nga biznese të ndryshme në kryeqytet.  Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë).  Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj