Telenews

Inspektorati u jep tri ditë afat furrave në Gjilan që të arsyetojnë rritjen e çmimit të bukës

Kryeinspektorja e Tregut të Kosovës, Lebibe Haliti ka thënë se inspektorati u ka dhënë tri ditë kohë furrtarëve në Gjilan që të arsyetojnë rritjen e çmimit të bukës.

Haliti ka thënë se ky raport është kërkuar nga furrat e bukës për të parë nëse rritja e çmimeve është artificiale apo nga cilët faktor ka ardhur.

“Pasi të dorëzohet dokumentacioni, inspektorati do ta vlerësoj, përndryshe sa i përket peshimit të bukës, buka është peshuar dhe është e ekuilibruar ndërsa, të gjitha aspektet e tjera kanë rezultuar se furrat e bukës janë në përputhje me ligjin përveç në rritjen e çmimit ku edhe jemi fokusuar ne që të kuptojmë më mirë rrethanat e cila mbetet të verifikohet nga inspektorati”, tha Haliti.

Siç thotë Haliti, furrtarët janë arsyetuar se rritja e çmimit të bukës ka rezultuar për shkak të çmimeve të produkteve të tjera si miellit, vajit etj.

“Sipas tyre kjo rritje nga 0.50 cent në 0.60 cent ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të produkteve të tjera që janë mielli vaji e të tjera kështu që inspektori i tregut komfor ligjit i ka dhënë afat që brenda 3 ditësh që të dorëzojnë raportin që të verifikojnë nëse kjo rritje është artificiale apo si pasoj e furnizimit me produkte të tjera që kanë ndiku me një formë që të rritet çmimi”.

Ditëve të fundit, është raportuar se çmimi i bukës në furrat e Gjilanit është rritur nga 0.50 cent në 0.60 cent.

Të ngajshme

Minatori që u ngujua në minierë Është hera e tretë që më ndodhë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Rrezarta Ramaj