Telenews

Instagram e pranon dështimin, dorëzohet nga ndryshimet që i bëri

Rrjeti i madh social, Instagram, ka vendosur të kthejë disa prej ndryshimeve të nisura së fundmi, pas reagimeve të përdoruesve, përfshirë edhe yjet Kylie Jenner dhe Kim Kardashian.

Aplikacioni i fotografive dhe videove u akuzua se po imiton TikTokun pasi nisi të enjten ndryshimin, duke bërë që postimet të shfaqen në ekran të plotë si dhe ndryshimet në algoritëm që bënë që përdoruesve t’u shfaqen më shumë video nga ata që s’i ndjekin.

“Jam i kënaqur që rrezikuam – nëse nuk dështojmë herë pas here, nuk po mendojmë mjaftueshëm”, ka thënë shefi i Instagramit, Adam Mosseri, në një intervistë për “Platformer”. “Por padyshim na duhet të tërhiqemi prapa dhe të mbledhim idetë sërish. Kur të mësojmë, do të dalim me ide të reja. Andaj po punojmë këtu”.

Pas nisjes së ndryshimeve në Instagram, reagime pati nga shumë përdorues, të cilët ndoqën dy yjet televizive Kim Kardashian e Kylie Jenner që kritikuan haptas duke dalë me postimin “Bëjeni Instagramin sërish Instagram”. Fotografia e tyre e shpërndarë kishte edhe shkrimin “mos u përpiqni të bëheni tiktok, vetëm dua të shoh fotografi të miqve të mi”.

Të ngajshme

25 milionë euro gjobë për TikTok-un në Brazil, “nuk u mbrojtën” të dhënat e fëmijëve –

KushtrimGuraj

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi