Telenews

Instagram forcon kontrollin e moshës me inteligjencë artificiale për të mbrojtur të miturit

Instagram ka nisur testimin e një metode të re të mbështetur nga inteligjenca artificiale për të zbuluar përdoruesit që pretendojnë një moshë të pavërtetë, njoftoi kompania mëmë Meta të hënën. Kjo masë është pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë e adoleshentëve në platformë.

Sipas Metës, rrjeti social tani do të identifikojë në mënyrë aktive llogaritë që dyshon se i përkasin përdoruesve nën moshën e lejuar, edhe nëse ata kanë vendosur datëlindje të rreme gjatë regjistrimit.

Edhe pse Instagram ka përdorur më parë teknologji për të vlerësuar moshën, strategjia e re synon të jetë më gjithëpërfshirëse dhe e avancuar. Sistemi i ri do të analizojë sjelljen në platformë  duke përfshirë aktivitetin e llogarisë, përmbajtjen e ndarë dhe ndërveprimet me të tjerët për të identifikuar llogaritë që mund të jenë të rreme sa i përket moshës.

Meta thotë se synon të mbrojë më mirë fëmijët dhe adoleshentët në internet, duke parandaluar qasjen e hershme në platformë përmes teknologjive të reja mbikëqyrëse.

Të ngajshme

Këto janë faqet e internetit, lojërat dhe aplikacionet e njohura që janë prekur nga ‘ndërprerja e madhe’ të hënën në mëngjes

Valjeta Turkaj

Snapchat jashtë funksionit për shkak të ndërprerjes së madhe të internetit?

Valjeta Turkaj

FJ Cruiser i ri i Toyota-s mund të debutojë më 20 tetor

KushtrimGuraj