Telenews

“Intelektualët” bojkotojnë Dritën, kjo është arsyeja e fortë

“Intelektualët” kanë deklaruar se do të bojkotojnë nga sot klubin e tyre të zemrës, Dritën.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ky tifo-grup, ata do të bojkotojnë klubin deri në shkarkimin e trajnerit, Akis Vavalis, dhe drejtorit sportiv, Valon Zymberi, të cilët i shohin si fajtorët kryesorë për mos-sukseset e Dritës.

Ky bojkot nga “Intelektualët” vije pas humbjes së sotme të Dritës ndaj Prishtinës.

Drita, e cila ka zhvilluar 14 ndeshje deri më tani në Superligë, renditet e treta në tabelë me 25 pikë, dhjetë më pak se lideri, Ballkani.

Njoftimi i plotë nga “Intelektualët” (pa ndërhyrje):

“Përkundër dëshprimeve të njëpasnjëshme, tash e tre sezone rradhazi, ne kemi heshtur e nuk jemi ankuar, kemi qenë prezent e kurrë skemi munguar, duke besuar në profesionalizmin dhe seriozitetin e klubit, por tanimë situata ka arritur në kulminacion!

Intelektualët 1998 deklarohen në bojkot nga sot deri në shkarkimin e trajnerit Akis Vavalis dhe drejtorit sportiv Valon Zymberi, që në sytë e gjithë tifozërisë dhe qytetit janë fajtorët kryesorë pse DRITA nuk po bën dritë e nuk po arrin qoftë edhe dy fitore rradhazi, pa folur për objektiva më madhorë që as nuk po shihen si të mundshëm në horizont!

Nuk është aspak çështje rezultatesh apo trofesh, sepse Intelektualët kanë qenë aty, edhe në periudha tre vjeçare me barazhe, në lufta për mbijetesë e edhe në liga më të ulëta. Sepse ne asnjëherë nuk kemi qenë tifoz të sukseseve apo kupave, por vetëm të DRITËS. Kemi qenë aty, të zëshëm e të pandalshëm, edhe kur skuadra nuk fitonte kurrë e nuk i kishte as 10 pikë në renditje, por tani mjaft, sepse niveli ynë i përkrahjes, fanatizmi i qytetit pas DRITËS dhe dashuria e bartur nga gjyshërit te nipat për emblemën 1947, nuk meriton të njolloset nga paaftësia e një njeriu që ka ngatërruar edhe sportin, apo paaftësia e një trajneri që ka ngatërruar edhe vendin!

Andaj, nga sot bojkotojmë tribinën deri në reflektim. Përzgjedhjen le t’a bën klubi. Ose ne ose Vavalis. Ose ne ose Zymberi. Por, paraprakisht dijeni se përgjegësi për veprimet e mundshme nuk i marrim më ne, përderisa nuk merren masa shkarkimi ndaj personave në fjalë. ULTIMATUM!”.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj