Telenews

Inteligjenca amerikane: Rusia u dha 300 milionë dollarë partive të ndryshme në botë

nteligjenca amerikane ka zbuluar se Rusia prej vitit 2014 i ka dhënë në mënyrë të fshehur 300 milionë dollarë për parti të huaja.

Reuters e citon një zyrtar inteligjencës amerikane, i cili ka shprehur shqetësimin e tij se Rusia do të vazhdojë të financojë parti politike nëpër botë.

Kjo me qëllim që të ulë efektin e sanksioneve të vendosura nga perëndimi, raporton Reuters.

Përmendet se financimi ka shkuar për parti kryesisht të ekstremit të djathtë me qëllim “manipulimin e demokracive”.

Zyrtari i inteligjencës e ka quajtur kërcënim për sigurinë një ‘investim’ të tillë nga Moska.

Me këtë, Kremlini po e synon influencën gjithandej botës, por veçanërisht në Bashkimin Evropian. 

Të ngajshme

Fëmija humb jetën në Treboviq të Pejës, dyshohet se u zu nga dyert e oborrit

Rrezarta Ramaj

Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales

Rrezarta Ramaj

“Jo në emrin tim” sonte në Prishtinë: Ja kush do të flasë në natën e 14-të të protestës

Rrezarta Ramaj