Napoli e ka përjetuar humbjen e parë në Serie A duke pësuar nga Interi (1-0) në Giuseppe Meazza, në ndeshjen e xhiros së 16-të të kampionatit italian.
Në minutat e para të sfidës, Federico Dimarco pati një rast shumë të mirë shënimi pas një pasim nga Romelu Lukaku, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Tjetër mundësi të mirë pati Matteo Darmian, të cilin e nxori në shans Edin Dzeko, mirëpo topi shkoi mbi portë.
Edhe Nicolo Barella e nxori në rast shënimi Lukakun, goditja e të cilit po ashtu shkoi mbi portë dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Zhbllokimi i rezultatit ndodhi në minutën e 56-të të takimit. Federico Dimarco dhuroi një harkim të mrekullueshëm në zonë dhe Edin Dzeko realizoi me kokë…
Dzeko goal! #SerieATIM🇮🇹 pic.twitter.com/H88nxyddt9
— conta de videos – @_papoboleiros (@CopaMundo10) January 4, 2023

