Për shkak të interesimit të madh nga prindërit, International Maarif Schools of Kosova njofton hapjen e paraleleve shtesë në të dyja degët e saj, Prishtinë dhe Prizren, për vitin e ri shkollor 2025/26.
Në këtë kuadër të kësaj Dega në Prizren ka hapur paralele shtesë për Klasën e 1-rë dhe Klasën e 10-të. Ndersa, Dega në Prishtinë ka hapur paralele shtesë për Klasën e 1-rë dhe Klasën e 6-të.
Përveç kësaj, vendet e mbetura për nivelin parafillor janë të kufizuara në të dyja degët, prandaj regjistrimi është i rekomanduar të bëhet sa më shpejt për të siguruar vendin e fëmijës tuaj.
Që nga themelimi i tyre në vitin 2017, International Maarif Schools of Kosova kanë ndërtuar një traditë të fortë në ofrimin e një arsimi cilësor, duke kombinuar programin ndërkombëtar me vlerat universale të edukimit. Shkolla ofron një mjedis të sigurt, modern dhe të pasur me aktivitete të shumta që synojnë zhvillimin e plotë akademik, social dhe emocional të nxënësve. Hapja e paraleleve shtesë është dëshmi e besimit të vazhdueshëm që prindërit dhe nxënësit kanë ndaj këtij institucioni arsimor, si dhe e përkushtimit për të ofruar mundësi të barabarta për sa më shumë fëmijë që të bëhen pjesë e këtij komuniteti edukativ.
Për më shumë informacion:
Prishtinë: 044 581 900 | 038 660 020
Prizren: 045 103 666 | 029 210 020