Telenews

IPK suspendon tre policët që morën dy vajzat me veturën e Policisë në Ferizaj

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një rast jo fort të zakontë në Ferizaj, ku sipas pamjeve të dërguara nga sinjalizuesit shihet se dy vajza të reja futen në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës. Kjo ka aktivizuar Policinë Rajonale në Ferizaj, teksa Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka ndërmarrë veprimet e para.

Nga IPK kanë bërë me dije se është rekomanduar suspendimi i tre zyrtarëve policorë, të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare, kur i morën dy vajza me veturën e Policisë.

“Në rastin tjetër, i cili ka ndodh në Ferizaj, në interes të një  hetim preliminar, IPK ka rekomanduar suspendimi për 72 orë  të 3 zyrtareve policor nga Stacioni Policor i Ferizajt lidhur me një video incizim I cili është duke qarkulluar në media ku shihen dy femra duke hyrë në veturë zyrtare të Policisë se Kosovës.”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Ndërkaq gjatë ditës, nga ky institucion kanë thënë se rasti është në fazën e grumbullimit të informacioneve shtesë lidhur me atë që ka ndodhur.

“Ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rastin në fjalë dhe është në fazën e grumbullimit të informacioneve shtesë. Pra, rasti është në hetim preliminar”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ndryshe, në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali shihet se si vetura me targat “Police-126-07”, teksa ishte në lëvizje, ndalet në mes të rrugës dhe në të futen dy vajza, të cilat as nuk janë të prangosura e as nuk shoqërohen nga ndonjë zyrtar policor.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj