Telenews

Irani ‘ka prova’ që përfshijnë shtetas të huaj në protesta

irani-‘ka-prova’-qe-perfshijne-shtetas-te-huaj-ne-protesta

Irani u ka dërguar dokumente disa vendeve të huaja për përfshirjen e shtetasve të tyre të arrestuar në protestat aktuale në Iran, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini më 16 shtator të arrestuar nga policia për “veshje të papërshtatshme”, ka thënë të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Naser Kanani.

Ai shtoi se provat iu paraqitën ambasadorëve të huaj në Teheran dhe ambasadorëve iranianë jashtë vendit.

“Ndaj këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre janë marrë masa ligjore për kthimin e protestave në dhunë”, ka thënë Kanani.

Irani monitoron deklaratat dhe sjelljet e shtetasve të huaj, si dhe disa vende dhe gjithashtu ndërhyrjet e tyre, të cilat i kanë shkaktuar humbje kombit. Irani arrestoi nëntë shtetas të huaj në fillim të tetorit, duke përfshirë italianen Alessia Piperno dhe të tjerë nga Franca, Gjermania, Holanda dhe Polonia me akuzën se kishin luajtur një rol në protesta./ANSA

Të ngajshme

Sulme të ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima në të dyja anët

Yllka Gashi

Tensionet mes palëve për raketat “Patriot”, Zelensky shkarkon nga detyra ambasadoren ukrainase në SHBA

Yllka Gashi

I nxehti ekstrem në Korenë e Jugut, presidenti e quan si katastrofë kombëtare

Yllka Gashi