Telenews

Irina po i ndërron sportet dhe sportistët, në lidhje me yllin e NBA

Irina Shayk është duke u takuar me një atlet shumë më të ri se ajo, pas romancës së saj të shkurtër me Tom Brady .

Supermodelja 40-vjeçare është në një lidhje me yllin e NBA-së, Devin Booker, 29 vjeç, raportoi People.

“Është shumë i ri por ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, i tha një burim i brendshëm medias.

Sipas burimit, të dy u prezantuan nga miq të përbashkët disa muaj më parë dhe po përpiqen të kalojnë shumë kohë së bashku këtë verë përpara se ai të fillojë stërvitjen për sezonin.

Irina në të kaluarën ka qenë në lidhje edhe me dy sportistë tjerë, Cristiano Ronaldo dhe Tom Brady.

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj