Telenews

Ish-ambasadori amerikan: Kurti mund të shkojë shumë larg për shkak të mbështetjes nga perëndimi

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, deklaroi se bashkësia ndërkombëtare po e vë në pozitë të pamundur Qeverinë e Serbisë, dhe siç tha, nuk është i sigurt se ndërkombëtarët janë të vetëdijshëm për ndikimin e veprimeve të tyre.

Tanjug shkruan se Montgomery beson që bashkësia ndërkombëtare po ia bën këtë Serbisë, ndërsa nuk mund ta detyrojnë kryeministrin Albin Kurti dhe shqiptarët që t’i respektojnë marrëveshjet e arritura qysh moti, transmeton Klan Kosova.

Krahas kësaj, ish-ambasadori amerikan shton se pikërisht për shkak të, siç i quajti ai lëshimeve të bëra nga perëndimi, Kurti mund të shkojë shumë larg dhe të detyrojë një reagim të Beogradit që nuk e dëshiron as Serbia dhe as bota, dhe vlerëson se përgjegjësinë për çdo dhunë të mundshme do ta kenë BE-ja dhe SHBA-ja.

Të ngajshme

Përparim Rama: Prishtina po pret!

Rrezarta Ramaj

Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’u dënuar nuk ka, krimet i bëri Serbia

Yllka Gashi

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar për vepër penale me narkotikë

Rrezarta Ramaj