Andjola dhe Bashkim Sala janë çifti me histori interesante të dashurisë. Ajo ka pasur më herët një martesë e cila përfundoi në divorc për shkak të tradhtisë dhe 3 fëmijë, ndërsa ai kishte plot 3 të dashura.
Në momentin që kanë njohur njëri-tjetrin duket se gjithçka ndryshoi dhe kuptuan se kishin gjetur shpirtin binjak.
“Kam kaluar shumë sfida, shumë vështirësi dhe dhunë psikologjike. Jam nënë e tre fëmijëve, aktualisht po vazhdoj studimet në Frankfurt. Kam nisur gjithçka me shumë sfida, njëkohësisht punë dhe shkollë njëkohësisht.
Kur jemi njohur ne, e pyeta Bashkimin se si është statusi, se ishte i bukur, i fortë dhe më tha kam 3 të dashura. Por ai nuk e përcaktonte dot shpirtin e tij binjak. Ai ka ardhur nga Zvicra në restorant në Frankfurt ku më tha nuk jam i martuar dhe më nxorri dokumentat. Unë pranova direkt, ma ndjeu zemra”, u shpreh Andjola.
“Kjo nuk është vetëm grua, por është edhe burrë. Kjo më ka përcjellë në rrjetet sociale për shumë kohë. Unë atë moment që jemi takuar në restorant, i propozova Andjola dhe i mora në telefon të treja dhe i lash. Edhe femra që kam prezantuar për herë të parë në rrjetet e mia sociale është Andjola”, tha Bashkimi.

