Telenews

Ish-futbollisti i Ferizajt: U transferova te Abeerdeni për shkak të Fergusonit

Futbollisti Ylber Ramadani e ka zbuluar se u transferua te Abeerdeeni për shkak të admirimit të tij për trajnerin legjendar, Sir Alex Ferguson.

Ferguson kishte qenë trajner i këtij klubi para se të kalonte për një karrierë të lavdishme te Manchester Unitedi.

Madje, hera e fundit kur ky klub është bërë kampion i Skocisë është viti 1985, nën urdhrat e Fergiet.

“E njoh Aberdeenin që disa vite dhe di gjithçka për këtë klub. E di se si ky klub luan dhe se çfarë dëshiron për të ardhmen”, ka thënë Ramadani.

“Vendosa të vij direkt në Aberdeen dhe transferi ishte shumë i shpejtë. Jam admirues i Sir Alex Fergusonit dhe vendosa që të shkoj direkt aty”.

“Madje edhe babai më tha që t’i bashkohesha Aberdeenit”.

Ramadani, i lindur në Gjermani, e kishte nisur karrierën me klubin e ligës së dytë, Ferizajn.

Të ngajshme

Raportohet se Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas –

KushtrimGuraj

Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi –

KushtrimGuraj

Sot derbi dhe përballje interesante në tri ligat kryesore evropiane

Rrezarta Ramaj