Telenews

Ish futbollisti i mirënjohur zyrtarizohet si trajner i Lirisë

Skuadra e Lirisë e ka zyrtarizuar Liridon Lecin si trajner të ri të skuadrës.

”Klubi njofton me kënaqësi se trajneri Liridon Leci i është bashkuar ekipit tonë si kryetrajner.

Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizaj!

Si ish-lojtar, ai numëron tituj kampioni dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.

Me ardhjen e tij, synojmë të konkurrojmë denjësisht në garat elitare, duke shpresuar në rezultate pozitive dhe paraqitje të mira për kënaqësinë e tifozëve tanë.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Liridon Leci!”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Kartoni i kuq i Hugo Ekitike kundër Southampton do t’i kushtojë atij mbi gjysmë milioni euro

KushtrimGuraj

Zbulohen 10 lojtarët më të mirë të Serie A deri më tani, talenti Paz shkëlqen

KushtrimGuraj

Qendërmbrojtësi William Saliba rinovon kontratën me Arsenalin

Valjeta Turkaj