Gjatë ditës së djeshme, Inspektoriati i Policisë së Kosovës në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale, AKI-në dhe Doganën e Kosovës zhvilluan një aksion të madh për arrestimin e disa zyrtarëve policorë që shkelën ligjin.
Mësohet se njëri nga policët e arrestuar në operacionin “Pika” është ish-gjyqtari i Superligës së Kosovës, Benon Këpuska.

Këpuska brenda një ditë – derisa ishte në ndërrimin e natës – kishte marrë mbi 200 euro ryshfet.
Më 17 tetor të vitit të kaluar, ai e kishte nisur ditën duke marrë 20 euro ryshfet. Më vonë, duke lejuar kontrabandimin e kërpudhave, ai kishte marrë edhe 100 euro të tjera.
Pas orës 21:00, duke lejuar kontrabandën e kërpudhave, polici dhe ish-gjyqtari B.K, kishte marrë 105 euro nga një shtetas i Shqipërisë, dhe i kishte ndarë me kolegët S.ZH dhe M.B.
Ndryshe, Benon Këpuska së fundi ka mbajtur detyren prej sekretari tek klubi i futsallit, Liburni. /Insport