Telenews

Ish i dashuri palestinez i Dua Lipës shkon në Mekë për të kryer pelegrinazhin

 

 

Vëllai më i vogël i supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, i njohur për lidhjen e dashurisë me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zbuloi se ka shkuar për pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit, Mekë, për të respektuar Ramazanin.

Ish-i dashuri 24-vjeçar i Dua Lipës, postoi një sërë fotografish në Instagramin e tij të shtunën nga udhëtimi i tij në vendlindjen e Profetit Muhamed në Arabinë Saudit, shkruan Daily Mail.

‘Umre me vëllezërit e mi të vërtetë!!! Vullneti nën Zotin. Përjetësisht mirënjohës për këto momente. Tani në shtëpi”, ka shkruar ai sipër fotove.

Nata e 27-të e Ramazanit – e quajtur Nata e Kadrit,  besohet të jetë nata  më e shenjtë në kalendarin islamik. Ky shënon momentin kur myslimanët besojnë se Kurani u dërgua në tokë dhe kur vargjet e para të librit të shenjtë iu shpallën botës nga profeti Muhamed.

Për të shënuar këtë datë që bie brenda dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, besimtarët nga e gjithë bota mblidhen në vendin më të shenjtë të botës islame – Meka  për t’u lutur dhe reflektuar.

Gjatë Ramazanit, myslimanët agjërues përmbahen nga ngrënia dhe pirja gjatë orëve të ditës dhe tradicionalisht mblidhen me familjen dhe miqtë për të prishur agjërimin e tyre në mbrëmje.

Të ngajshme

Tragjedi në Itali: Një i ri hapi një gropë në plazh, rëra i ra sipër dhe e mbyti

Erzana Fazliu

Zemra e vogël që lufton për jetë: Thirrje urgjente për të shpëtuar Meara Vokrrin

Erzana Fazliu

Sot diplomon gjenerata e 62-të e policisë

Valjeta Turkaj