Telenews

ISH-KAMPIONI I BOTËS NË BOKS PLAQKITET NËN-KËRCËNIMIN E ARMËS

Amir Khan ka zbuluar se atij i është vjedhur ora derisa ishte në Londër me gruan e tij Faryal Makhdoom.
Ish-kampioni i botës në pesha të lehta tha se ishte në qytetin Leyton, në lindje të Londrës, kur dy burra i dolën para dhe nën kërcënimin e armës ia kërkuan orën.
Khan shtoi se as ai dhe as gruaja e tij për fat të mirë nuk u lënduan në këtë rast.
“Sapo më morën orën nën kërcënimin e armës në lindje të Londrës, në Leyton”, shkroi ai në “Twitter”.
“Sapo kalova rrugën me Faryal, dy burra vrapuan drejt meje, më kërkuan orën duke më drejtuar një armë në fytyrë. Gjëja kryesore është që ne të dy jemi të sigurt”, sqaroi Khan.
Çifti janë të martuar që nga viti 2013 dhe kanë tre fëmijë së bashku.
Në një intervistë të vitit 2018, Khan foli për një incident të ngjashëm ku ai luftoi me një bandë të armatosur që përpiqej t’ia vidhte Range Rover-in e tij në vlerë prej 100,000 funte në vitin 2012.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi