Telenews

Ish-kandidati i VV’së për deputet në krye të ATK-së, Haziri: Marre!

Pas emërimit të ish-kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Mentor Hyseni, në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Përmes një deklarate të shkurt për GazetaBlic, Haziri e ka quajtur këtë vendim si të turpshëm, duke ngritur dyshime për profesionalizmin dhe paanshmërinë e emërimeve në institucionet shtetërore.

“Marre”, tha shkurt Haziri.

Kujtojmë se, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës është emëruar Mentor Hyseni.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe “në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore”.

Ministria tha se procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, “duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë

 

Të ngajshme

Tri këshilla për një lidhje të gjatë

Erzana Fazliu

Një grua ndërron jetë në QKUK, nisin hetimet nga policia

Erzana Fazliu

Ferizaj: 41-vjeçari i zhdukur prej dy ditësh, ende pa gjurmë

Valjeta Turkaj