Telenews

Ish-komandanti i KFOR-it me deklaratë të fuqishme: Kosova, e sigurt, e ka NATO-n

Ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se Kosova është e sigurt sepse e ka praninë e NATO-s.
“Kosova nuk është në NATO, por ka mbështetje të plotë të SHBA-së, Gjermanisë dhe tërë Aleancës Veri-Atlantike, prandaj kosovarët nuk duhet të merakosen shumë në lidhje me këtë çështje, tani pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”.
Buhler tha se duhet qenë të gjithë të shqetësuar sepse Evropa ka hyrë në një fazë të jostabilitetit.
Ai në një intervistë në RTK theksoi se pas tridhjetë vjetësh, kjo është një nga sfidat më të mëdha të kontinentit kur askush nuk e di rezultatin, transmeton Klankosova.tv.
Gjeneral Buhler tha se NATO po bën shumë në lidhje me luftën në Ukrainë si në aspektin politik dhe atë ushtarak.
Në rrafshin politik, gjenerali Buhler tha se të gjitha shtetet janë të bashkuara duke i dhënë ndihmë Ukrainës, kurse në atë ushtarake, që nga viti 2014, Aleanca ka vazhduar ta mbështesë ushtrinë e këtij vendi.
Sa për anëtarësimin e Kosovës në NATO, gjenerali Buhler deklaroi se është në interes të BE-së dhe vetë NATO-s që këto vende të integrohen sepse Ballkani perëndimor ndodhet në zemër të Evropës.
Ndër të tjera, gjenerali Buhler në këtë intervistë, flet edhe për parashikimet e tij se sa mund të zgjasë qëndresa e ushtrisë ukrainase, thirrjen e presidentit të këtij vendi për ndalim fluturimin mbi hapësirën ajrore të këtij shteti, e tema të tjera që kanë të bëjnë me luftën atje dhe implikimet e mundshme në Evropë e Ballkan.

Të ngajshme

UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar

Erzana Fazliu

Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Kanadasë

Erzana Fazliu

Serbia thotë se nuk shkel detyrimet e dialogut me projektligjet për Kosovën

Erzana Fazliu