Telenews

ISH-KOMANDANTI I NATO-S: NUK KA PAQE NË EVROPË, DERISA PUSHTETI NË KREMLIN I TAKON PUTINIT

Sir Richard Shirreff, ish-zëvendëskomandanti suprem i NATO-s në Evropë, ka thënë se “sikurse shumica e njerëz” ai ka dyshimet rreth pretendimeve të Rusisë sa i përket zvogëlimit të aktiviteteve ushtarake në Kiev dhe Chernihiv.
“Është një lloj arsyetimi se ka dështuar të avancojë në shumë fronte, dhe për këtë synon të përqendroj forcat në rajone tjera”, tha Shirreff.
“Derisa Putini është në Kremlin, nuk mund të ketë paqe në Evropë”, shtoi Sir Richard.
Ai theksoi se NATO duhet të sigurohet që lufta të “mbetet një luftë e ftohtë e assesi e nxehtë”, që nënkupton se NATO duhet të jetë e gatshme për luftë në çdo aspekt.

Të ngajshme

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Valjeta Turkaj

Zbulohet arsyeja pse Rama iu ul në gjunjë kryeministres së Italisë

Valjeta Turkaj