Telenews

Ish-menaxheri i VIP-ave paralajmëron padi ndaj Dafina Zeqirit

ish-menaxheri-i-vip-ave-paralajmeron-padi-ndaj-dafina-zeqirit

Ish-menaxheri i VIP-ave Drin Zatriqi ka paralajmëruar padi ndaj këngëtares Dafina Zeqirit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zatriqi përmes një postimi në Faceook i cili ka thënë se padia do të dorëzohet brenda javës në gjykatë nga përfaqësuesi i tij ligjor Berat Tmava.

“Padia ndaj artistes Dafina Zeqirit per shpifje do te deponohet brenda javes ne gjykate nga perfaqesuesi im ligjor Berat Tmava”, ka shkruar Zatriqi në Facebook.

“Fshirja e postimit (tweetit) ku ajo me vetedije ka shpife ndaj meje nuk mjafton”.

Zatriqi është shprehur se ka pasur persona të cilët kanë kontaktuar me të dhe janë përpjekur ta bindin që ka qenë një keqkuptim, mirëpo sipas Zatriqit është shumë vonë.

“Me gjithe respektin qe kom per disa njerz qe e rrethojne dhe me kane kontaktu per mem bind qe u bo keqkuptim, nuk kryen pune, shume vone osht tash. Une vendimin per padi nuk e nderrmen me terheke, perkundrazi jom i vendosun me shty fuqishem perpara deri ne diten kur gjykata e jep fjalen e saj”.

Tutje ish-menaxheri i ka mohuar akuzat në të cilat thuhet se ai ka ushtruar dhunë ndaj një femre.

“Melaqe sja kom majt vetes kurr, po femnes mi qu dore ASNIHERE, kete sen e din secili njeri qe e ka pi 1 kafe ne jete me mu e lemo ata qe me njohin shume me gjat”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Të ngajshme

“Kjo është ajo që të pret kur kthehesh në shtëpi”, Dafina Zeqiri emocionon me postimin e fundit

Yllka Gashi

“Më shkatërruan emocionalisht”, flet aktorja për skandalin e fotove intime

Yllka Gashi

A është kopje e Bleros? Gruaja e këngëtarit zbulon pak nga portreti i të birit

Yllka Gashi