Telenews

Ish-producenti i filmave të Hollywood-it shpallet fajtor për të dytën herë për përdhunim

ish-producenti-i-filmave-te-hollywood-it-shpallet-fajtor-per-te-dyten-here-per-perdhunim

Ish-produceti i filmave të Hollywood-it, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor nga një juri në Los Angeles për përdhunimin e një gruaje.

Fituesi 70-vjeçar i Oskarit është dënuar me 24 vjet burgim.

Ai tashmë po vuan 23 vjet burgim pasi ishte dënuar për përdhunim dhe sulm seksual në gjyqin e tij të parë në New York dy vjet më parë, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Weinstein është shpallur fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual që përfshinin një akuzuese, të njohur si Jane Doe 1, emri i së cilës s’është zbular për të mbrojtur anonimitetin e saj.

Janë dëgjuar dhjetëra dëshmitarë në më shumë se katër javë dëshmi. Por, verdikti i së hënës është fokusuar në akuzat e katër grave që rrjedhin nga vitet 2005-13.

Më shumë se 80 gra kanë paraqitur akuza ndaj Weinsteit për sulme seksuale dhe sjellje të pahijshme.

Të ngajshme

Sulm masiv me dronë ukrainas në Moskë, dy të vrarë dhe disa të plagosur –

KushtrimGuraj

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi