Qendër mbrojtësi francez, Raphael Varane tërhiqet nga futbolli në moshën 31 vjeçare.
Pas vendimit të pensionimit nga kombëtarja franceze në vitin e kaluar, Varane tani vendosi të pensionohet tërësisht si futbollist profesionist.
Kjo erdhi pas lëndimit që pësoi që në ndeshjen debutuese për ekipin italian, FC Como. Varanes ju desh të lëshonte fushën në minutën e 23’, në ndeshjen ndaj Sampdorias në Kupën e Italisë. Që nga ajo ndeshje, Varane jo vetëm që nuk mundi të luante, por lëndimi në gju bëri që ai të i varë këpucët.
Gjithsesi ai do vazhdoj të jetë pjesë e Como, por do ketë detyrë të re.
Lajmin e pensionimit e ka bërë të ditur edhe ai vet, duke u shprehur në Instagram “Thonë se çdo gjë e mirë duhet të marrë fund. Mbështetësve të çdo klubi për të cilin kam luajtur, shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe stafit… nga thellësia e zemrës sime, ju falënderoj që e keni bërë këtë udhëtim më të veçantë nga sa mund të parashikonin ëndrrat e mia më të çmendura”.
Varane la një karrierë mjaftë të pasur mbrapa, duke fituar katër herë Ligën e Kampionëve me Real Madridin, Kupën e Botës me Francën dhe mjaftë tituj të tjerë. Gjithsesi shkëlqimi i Varane filloi të binte që nga transferimi në Manchester United në verën e vitit 2021.