Telenews

”Ishi nuk kishte as makinë”, Livia Bunga rrëfen momentet e vështira

Në debatin e fundit në “E Diell”, Livia Bunga, ish-banore e Big Brother VIP Albania dhe dikur pjesë e emisionit “Për’Puthen”, rrëfen për momentet e vështira me ish-partnerin e saj.

“Unë, kur kam njohur personin më të rëndësishëm të jetës sime, ka pas bërë aksident, nuk ka pasur as makinë, është përdorur makina ime për shumë kohë, kështu që nuk i shoh fare ato punë. Nuk dua të bëj shenjtoren, por kjo është e vërteta,” shprehet ajo pas debatit mbi përfitimet që mund të ketë një vajzë në lidhje me një djalë me të ardhura të larta.

E cilësuar nga Xheneta si shfrytëzim nga ish-partneri, Livia e hedh poshtë duke mbrojtur lidhjen e saj.

“E shfrytëzuar më duket fjalë pak si shumë e rëndë, por jo, jo… ishte një bashkëpunim, kemi ndihmuar njëri-tjetrin,” tregon Livia.

Të ngajshme

Soni në “Ferma Vip”, nesër lanson duetin me këtë këngëtar

Rrezarta Ramaj

Genta feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi sot

Rrezarta Ramaj

Vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

Blearta