Trajneri Ismet Munishi pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Lirisë.
Emërimi i Munishit vjen pas shkarkimit të trajnerit turk te Liria dhe dorëheqjes së Munishit te skuadra e Ferizajt.
“Kysmet koftë po e nisemi. Jemi tu i diskutu disa detaje të fundit” ka thënë Munishi.
Pas 13 xhirove, Liria ndodhet në pozitën e fundit në tabelën e Superligës, me vetëm tetë pikë, dy pikë më pak se Fushë Kosova që ndodhet në pozitën e parafundit.

