Telenews

Istog: Një person humb jetën në një vet-aksident, detajet nga policia

Një person ka vdekur të enjten rreth orës 18:50 si pasojë e një vet-aksidenti në trafik nё fshatin Lubozhdë të Istogut..

Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, bëhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Ju informojmë se me datë 9 shkurt 2023, rreth orës 18:50, policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdё-Istog”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga dhe si pasoj humb jetёn, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telenews.al/

Të ngajshme

“Nëse e humbim betejën me Apelin, humb lufta e Kosovës”

Rrezarta Ramaj

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj