Telenews

I’u dha lamtumira e fundit doktorit, Halil Tanaj

Mbrëmë, papritmas ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare, specialisti i kirurgjisë së përgjithshme-endoskopisti, Halil Tanaj.

I ndjeri ishte i punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës prej vitesh, derisa dje ndërroi jetë tragjikisht pas një kontakti me energji elektrike në banesën e tij, transmeton Telenews.al

Para pak minutash ju është dhënë edhe lamtumira e fundit në varrezat e qytetit në Kastriot (Obiliq), nga një numër i madh i qytetarëve, përfshirë familjarë, kolegë, miq e dashamirë.

Lidhur me vdekjen e doktorit Tanaj, reagoi edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i cili tha se Dr. Halil Tanaj ishte profesionist, humanist dhe kirurg i shquar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj