Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:30, tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj. Videoja është publikuar në rrjete sociale.
“Në lidhje me këtë policia e ftoi shoferin E.D (M/K) i moshës 20 vjeçar në stacionim e policisë në Ferizaj dhe i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro dhe 1 pikë negative”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas policisë, 20-vjeçari në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

