Telenews

Izraelitët kanë filluar të përmbushin kërkesat e Trumpit – ushtria merr urdhër të ndalë sulmet në Gazë

Pas deklaratave të Hamasit dhe presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me propozimin amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për lirimin e pengjeve, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se Shefi i Shtabit, Gjenerallejtënant Eyal Zamir, është takuar me gjeneralët më të lartë për një “vlerësim të posaçëm të situatës në dritën e zhvillimeve”.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se “sipas urdhrit të nivelit politik”, Zamir u ka kërkuar Forcave Mbrojtëse të Izraelit që të përgatiten “për zbatimin e fazës së parë të planit të Trump për lirimin e pengjeve”, pa dhënë detaje se çfarë përfshin saktësisht ky urdhër, raporton timesofisrael.


Deklarata gjithashtu duket se konfirmon raportimet se liderët politikë i kanë urdhëruar IDF-së të ndalojë ofensivën për marrjen e qytetit të Gazës dhe në vend të saj të përqendrohet në operacione mbrojtëse, duke theksuar se “siguria e forcave tona është me rëndësi supreme dhe të gjitha kapacitetet e IDF-së do t’i caktohen Komandës së Jugut për mbrojtjen e trupave tona”.

“Shefi i shtabit theksoi se, për shkak të ndjeshmërisë operative, forcat duhet të tregojnë një gatishmëri dhe vetëdije të shtuar. Po ashtu, u theksua nevoja për një reagim të shpejtë për të neutralizuar çdo kërcënim”, shtohet në deklaratë.

Të ngajshme

Sërish tensione në Tiranë: Protestues hedhën fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

KushtrimGuraj

Aksion antidrogë në Prizren – bastisen disa lokacione, kapet rreth 1.5 kg marihuanë, dy të arrestuar

KushtrimGuraj

Tragjedi familjare – gruaja e plagosur me armën e bashkëshortit polic ndërron jetë në spital

KushtrimGuraj